Formacionet zyrtare/ Reja me 5 ndryshime kundër Moldavisë, Mavraj rikthehet titullar dhe merr shiritin e kapitenit

Formacionet zyrtare/ Reja me 5 ndryshime kundër Moldavisë, Mavraj rikthehet titullar dhe merr shiritin e kapitenit

Ashtu siç kishte paralajmëruar trajneri Edy Reja ka zgjedhur të zbresë në fushë me disa ndryshime për ndeshjen eliminatore të Europianit kundër Moldavisë që luhet pas pak çastesh në “Elbasan Arena”. Në portë Etrit Berisha vijon të jetë stoik, ndërsa përkrah Veselit dhe Ismajlit në qendër të mbrojtjes do të jetë Mërgim Mavraj, që sot mban edhe shiritin e kapitenit.

Ndryshime rrënjësore ka edhe në mesfushë, teksa në vendin e Bashës dhe Lenjanit që luajtën kundër Islandës, do të jenë Ylber Ramadani dhe Ergys Kaçe. Tre futbollistët e tjetë të rreshtuar në këtë repart janë Hysaj, Xhaka dhe Abrashi.

Ndërkohë sulmi do të jetë totalisht ndryshuar nga ndeshja e parë tre ditëve, pasi ‘bomber’ për këtë sfidë është zgjedhur Armando Sadiku, i cili do të mbështet nga Myrto Uzuni.

Sa i përket masave, stadiumi disa orë para ndeshjes ka qenë i rrethuar nga forcat e policisë së shtetit, të cilët kanë hasur edhe në kundërshtimin e disa bizneseve pranë ‘elbasan arenës’ për mbylljen e tyre më herët se zakonisht.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025