FT/ Inter 1-0 Milan (Lautaro 74')

(gjysmëfinalja e kthimit, ndeshja e parë 2-0 për Interin)

Interi ka fituar sërish në derbin me Milanin, duke marrë biletën e parë për në finalen e Champions League. Skuadra e Inzaghit mundi 1-0 Milanin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve në Champions League, me pjesën zikaltër të qytetit që feston për këtë sukses.

Edhe në përballjen e parë mes tyre, Interi fitoi 0-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm me tre gola, do presin të mësojnë nesër kundërshtarin. Njëri mes Manchester City-t dhe Real Madridit (1-1) do jetë kundërshtari i zikaltërve për në 10 qershor në finalen e Stambollit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 74 nga Lautaro. Pas asistit të Lukakut, e majta e argjentinasit nuk u ndal dot nga Maignan. Festë e madhe pas ndeshjes, me Interin që gjen finalen pas 13 vitesh. Zikaltërit sigurojnë finalen e gjashtë të Champions League në histori.

Komentet kryesore:

90+3' Mbyllet 1-0 ndeshja, Interi është finalisti i parë i Champions League. 

74' Inter 1-0 Milan/ Lautaro Martinez kalon në avantazh Interin. Pas asistit të Lukakut, argjentinasi mposht Maignan.

46' Nis pjesa e dytë.

45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

43' Brozovic merr vendin e Mkhitaryan të dëmtuar.

12' Maignan përgjigjet, i thotë "jo" Barellas.

11' Onana bën heroi, shmang golin e sigurt të Diaz.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Interi.

Formacionet zyrtare:

INTER (3-5-2): Onana; Darmian; Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
VIDEO/ 'Shpërthen' festa në Milano, Lautaro kalon në avantazh Interin

74' Inter 1-0 Milan/ Lautaro Martinez kalon në avantazh Interin. Pas asistit të Lukakut, argjentinasi mposht Maignan.

Ora 20:52
Kreu i UEFA, Ceferin në euroderbi: Futbolli italian po kthehet si në vitet '90

Kreu i UEFA, Aleksandër Ceferin do ndjekë nga pranë ndeshjen derbi mes Interit dhe Milanit, i vlefshëm për përballjen e kthimit në gjysmëfinalet e Champions League. Pas takimit të sotëm, një nga skuadrat do marrë biletën për në finalen e 10 qershorit në Stamboll.

"Ka një atmosferë shumë të bukur këtu. Futbolli italian po kthehet i madh si në vitet ’90. Në Itali strukturat janë ende të vjetra, por ka dy skuadra në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, dy në gjysmëfinalet e Ligës së Europës dhe një në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës. Ky është një sinjal i mirë", tha Ceferin.