Formacioni/ Balliu fiton pikë para Hysajt, si luan Kombëtarja kundër Çekisë në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Balliu fiton pikë para Hysajt, si luan Kombëtarja kundër Çekisë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja në stërvitje

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë muaj dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Më 16 dhe 19 nëntor në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 përballë do jenë Çekia dhe Ukraina.

Tanët me gjashtë pikë janë në vendin e tretë (me pikë të barabarta me vendin e dytë, Gjeorgjinë) dhe kërkojnë kreun për të pasur shanse të vijojnë më tej. Ndeshja e parë i gjen tanët përballë kryesuesve të Çekisë (7 pikë).

Prej së hënës kuqezinjtë vijojnë përgatitjet në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë, ndërsa Sylvinho duket se ka disa dilema për emrat që do hedhë në fushë.

Me mungesat e Gjimshitit, Bares, Kumbullës, Manajt dhe Brojës për shkak të lëndimit dhe me pezullimin e Dakun për ndeshjen e parë me Çekinë, braziliani është i kushtëzuar me disa zgjedhje.

Duket se Balliu ka fituar pikë para Hysajt për krehun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër do jetë "tip" si në sfidën kundër Gjeorgjisë, veç Ajetit që merr vend në qendër të mbrojtjes.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu (Hysaj), Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, N. Bajrami, Tuci Trajner: Sylvinho

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Berisha në ceremoninë e diplomimit te shkolla e FRPD: Në kohë lufte duhet të sakrifikosh! Lideri merr vendimet, të jetë guximtar, politika arti i të vështirës!

Berisha në ceremoninë e diplomimit te shkolla e FRPD: Në kohë lufte duhet të sakrifikosh! Lideri merr vendimet, të jetë guximtar, politika arti i të vështirës!