Cristiano Ronaldo është afrimi i fundit i Al Nassr në Arabinë Saudite. 37-vjeçari ka firmosur deri në verën e 2025 dhe do përfitojë 200 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e futbollit.
Me Ronaldon në fushë, Al Nassr është kandidati kryesor për të fituar kampionatin e Arabisë Saudite dhe Ligën e Kampionëve në Azi. Tanimë trajneri Rudi Garcia e ka planin e lojës, me CR7 që do vendoset në krahët e sulmit.
Nëse i hedhim një sy emrave që Al Nassr ka në përbërje, disa prej tyre kanë qenë pjesë e klubeve të njohura në Europë. Ospina, Gonzales, Konan, Luiz Gustavo apo edhe Aboubakar janë disa nga kolegët që Ronaldo do ndajë fushën me skemën 4-3-3.

Komente







