Trajneri Sylvinho ka qenë hermetik sa i takon formacionit që do hedhë në fushë kundër Polonisë. Pritet që tanët të luajnë me skemën 4-3-3 dhe me një 'sulmues të fshehur', i cili nuk do jetë Muçi.
Mungesat e Dakut dhe Manajt, si edhe forma jo e mirë e Brojës, ka bërë që trajneri mos ketë një pikë orientimi në sulm, duke dashur të jetë në fushë me një 'nëntë false', në këtë rast Nedim Bajrami, që edhe më herët ka luajtur në këtë rol.
Porta, mbrojtja dhe mesi i fushës nuk pritet të ketë ndryshime nga ndeshjet e fundit, ndërsa dilema e trajnerit është për sulmin.
Formacioni i mundshëm i Kombëtares:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Laçi, Asllani; Uzuni (Asani), Bajrami (Broja), Hoxha (Muçi) Trajner: Sylvinho
Lajmi kryesor:
FOTOT/ Nis rrugëtimi për ëndrrën e madhe të Kupës së Botës 2026, Kombëtarja e futbollit fluturon drejt Varshavës









