Formacioni më i mirë i grupeve sipas UEFA-s, dominon Holanda me 3 futbollistë

Me mbylljen e fazës së grupeve të Euro 2020 UEFA nëpërmjet edhe mekanizmit Football Fantasy ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë. Futbollistët janë përzgjedhur në bazë të një vlerësimi me pikë dhe formacionin më të mirë të fazës së grupeve e dominon Holanda me tre futbollistë. Në një kompeticion në të cilin janë shënuar 94 gola në 36 ndeshje të luajtura nuk kishte se si të mos e dominonte formacionin ideal të fazës së grupeve Holanda që ka shënuar më shumë gola deri tani ,8 në tre ndeshje. Në portë si më i miri i fazës së grupeve është zgjedhur portieri i Italisë Donnarumma që në tre ndeshje nuk ka pësuar gol. Mbrojtja përbëhet nga tre futbollistë me Dumfries të Holandës, Laporte  të Spanjës që shënoi edhe ndaj Sllovakisë dhe Meunier i Belgjikës. Në mesfushë kanë zënë vend në formacionin më të mirë Yarmolenko i Ukrainës ,Ëijnaldum i Holandës, Shaqiri i Zvicrës dhe Emil Forsberg i Suedisë që ka shënuar tre gola në tre ndeshje.

Dhe treshen e sulmit e përbëjnë sulmuesi i Çekisë Patrik Schick që ka tundur tre herë rrjetën deri tani, Ronaldo autor i pesë golave dhe golashënuesi më i mirë i Euro 2020 dhe Depay sulmuesi i Holandës autor edhe i dy golave. Formacionin më të mirë të fazës së grupeve sipas UEFA-s e dominon Holanda me tre futbollistë,të tre autor golash./Përgatiti Andi Kapxhiu

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb