Sylvinho është me disa dilema sa i takon emrave që do hedhë në fushë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kombëtarja luan kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë, sfida këto që janë planifikuar për në 11 dhe 14 tetor.
Përveç pozicionit ku do luajë Nedim Bajrami, pjesa më e rëndësishme është gjendja e Berat Gjimshitit, i cili paçka se është në listë mund të mos udhëtojë drejt Tiranës për shkak të lëndimit.
Në portë pritet Strakosha, teksa prapavija do i besohet Hysajt, Kumbullës ose Gjimshitit, Ismajlit dhe Mitajt. Mesi i fushës me tre do jetë për Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në krahun e majtë të sulmit duket pozicioni i Nedim Bajramit. Në krahun tjetër Asani në mbështetje të Dakut.
Një fitore dhe një humbje për kuqezinjtë deri tani në Ligën e Kombeve, që me tre pikë mbajnë vendin e dytë në Grupin B1 dhe dy sfidat e radhës janë shumë të rëndësishme për objektivin.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria 4-3-3: Strakosha; Hysaj, Kumbulla (Gjimshiti), Ismajli, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Daku Trajner: Sylvinho
Formacioni grafikisht
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.4%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 6014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat Gjimshiti s’ia del, Atalanta nuk e grumbullon! Në rrezik ndeshjet e tetorit me Kombëtaren
5 Tetor, 08:17
-
Griezmann i dha lamtumirën kombëtares, Deschamps: Ishte lider edhe pa qenë kapiten
4 Tetor, 15:30
-
Liga e Kombeve/ Anglia publikon listën, rikthehet Jude Bellingham
4 Tetor, 15:01
-
Në tre ditë dhe në një orar, kalendari i javës së tetë në Superligë! 'Shtegton' Vllaznia
4 Tetor, 12:38
-
Disiplina pezullon presidentin e Tiranës, klubi i Superligës dy ndeshje pa tifozë! E pëson edhe Vllaznia
4 Tetor, 12:03
-
Sylvinho para Ligës së Kombeve: Broja jashtë edhe për pesë javë, kam besim te Abrashi! Muçit i ndodhën ndryshime, të hapur për rikthime
4 Tetor, 10:59
-
Sylvinho publikon listën për Ligën e Kombeve, tre rikthime dhe risi! Kapiteni i U-21 me ekipin e parë, mungon Manaj
4 Tetor, 10:13
-
Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe
3 Tetor, 15:16
-
Ermir Lenjani tërhiqet nga Kombëtarja pas 10 sezonesh: Ëndërr e realizuar
3 Tetor, 13:37
-
Shënoi në Champions League, Berat Gjimshiti luajti vetëm pjesën e parë! U zëvendësua i dëmtuar
3 Tetor, 08:44
-
Shqipëria e Serbia kandidate për organizimin e EURO U-21, Prodani në Report Tv: Interes dhe servilizëm i Armand Dukës, veprim i gabuar
2 Tetor, 19:42
-
Debutoi me Arsenalin, Alban Bushi merr te Shpresat Maldin Kaçurrin
1 Tetor, 10:52