Pjesa më e madhe e kombëtareve pjesëmarrëse në Euro 2024 kanë bërë të ditur listën fillestare të futbollistëve të ftuar. Anglia që nga shumë persona konsiderohet si kombëtarja favorite për të dalë fituese, së fundmi ka bërë të ditur listën prej 33 futbollistësh, e cila do të shkurtohet në vetëm 26 futbollistë më datë 7 qershor.
Një numër i madh i yjeve kanë mbetur jashtë duke përfshirë Marcus Rashford, Jordan Henderson, Dominic Solanke, Reece James, Ben Chiluell, Raheem Sterling dhe Levi Coluill.
Spanja, që garon kundër Shqipërisë në Grupin B po ashtu bëri të ditur listën e futbollistëve për Euro 2024 ku emra si Rodri, David Raya dhe Marc Cucurella u ftuan, por nuk pati vend për Pedro Porron, Pau Torres dhe Lucas Vazquez.
Bie në sy mungesa e Erling Haaland, me Norvegjinë që nuk u kualifikua për në Euro 2024. Edhe te Franca e Didier Deschamps dhe Italia e Spallettit mungojnë yje.
Formacioni me yjet që nuk do të luajnë në Euro 2024:
Courtois; Uhite, Hummels, Alaba; Olise, Locatelli, Gavi, Odegaard, Rashford; Haaland, Gyokeres.
Komente







