Formula 1/ Lando Norris fiton në Singapor, Verstappen e Piastri në podium! Ferrari i pesti

Formula 1/ Lando Norris fiton në Singapor, Verstappen e Piastri në podium! Ferrari i pesti

Formula 1

SINGAPOR - Formula 1 zhvilloi garën e 18-të sezonale dhe Çmimin e Madh të Singaporit e fitoi Lando Norris i McLaren. Piloti britanik siguron fitoren e tretë në karrierë, teksa e nisi garën në pistën e "Marina Bay" nga pozita e parë.

Norris la thuajse 21 sekonda pas kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen. Paçka se vijon mos sigurojë vendin e parë, holandezi është në krye të renditjes me 331 pikë. Edhe këtë vit Max nuk mundi të thyejë "mallkimin", teksa nuk ka fituar asnjëherë në këtë pistë.

Në podium edhe Oscar Piastri me McLaren tjetër. Pas 62 xhirove vendin e katërt e siguroi Russell me Mercedes, duke lënë pas Charles Leclerc të Ferrarit. Më pas Hamilton, Sainz, Alonso, Hulkenberg dhe Perez.

Kështu Norris fiton garën e tij të tretë në karrierë dhe zvogëlon me 52 pikë diferencën me Verstappen në renditjen e pilotëve. Ndërsa McLaren shkëputet akoma më shumë në vendin e parë në renditjen e konstruktorëve.

Interesant fakti se Lewis Hamilton përfundon Çmimin e Madh të 350-të të karrierës së tij. Garë sfilitëse në Singapor, me pilotët që në fund të saj humbasin afro tre kilogramë në peshë. Formula 1 rikthehet më 20 tetor me Çmimin e Madh të SHBA-së.

Renditja në garën e Singaporit

Renditja e përgjithshme e pilotëve pas 18 garash

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë