FORMULA 1/ Red Bull dominon në Arabinë Saudite, Perez lë pas kampionin Verstappen

FORMULA 1/ Red Bull dominon në Arabinë Saudite, Perez lë pas kampionin Verstappen

Sergio Perez

Sergio Perez i Red Bull arriti te fitorja në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite të Formula 1, duke mposhtur një Fernando Alonso me fillimin të shpejtë dhe ndaljen e sulmit nga Max Verstappen, për fitoren e tij të parë në 2023.

Përballja në pistën e Jeddah ishte interesante dhe dy pilotët e Red Bull marrin vendet e para. Sergio Perez la 5.34 sekonda pas shokun e skuadrës Verstappen, që fitoi një javë më parë garën e parë të këtij sezoni. Në vendin e tretë këtë të diel u pozicionua Xhorxh Rasëll dhe në të katërtin Alonso.

Hamilton me Mercedes vetëm në vendin e pestë, teksa Ferrari mori pozitat e gjashtë dhe shtatë me Leclerc dhe Sainz.

Pas dy garave të para, kampioni në fuqi i Red Bull, Verstappen mban vendin e parë me 25 pikë, ndjekur nga shoku i skuadrës, Perez me 18 pikë. Alonso me Aston Martin në vendin e tretë me 15 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive