Ashtu si në Belgjikë edhe në Itali ka dominuar dhe ka fituar. Sebastian Vettel triumfon edhe Çmimin e madh të Italisë në “Formula 1” pasi ka qenë lideri absolut gjatë gjithë fundjavës.

Në këtë mënyrë kampioni gjerman siguron suksesin e tretë në Monza, 5 vjet pas fitores së parë në këtë pistë. Piloti i “Red Bull” ka fituar garën e 6-të nga 12 gara të zhvilluar deri tani këtë vit dhe garën e tretë në katër garat e fundit. Në vend të dytë pas Vettel është renditur Ferrari i Fernando Alonsos i cili ka zhvilluar një garë shumë të mirë, por që nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i dytë.
 
Pas kësaj gare të dominuar diferenca mes Vettel dhe Alonsos në renditjen e pilotëve shkon në 53 pikë dhe gjermani e ka prekur me njerën dorë titullin kampion.
 
Në Monza, pas Vettel dhe Alonso në vend të tretë, është renditur australiani Mark Webber i cili ka befasuar Masen me Ferrari, i cili ashtu edhe si shoku i tij i skuadrës ka bërë një supergarë.
 
Vendi i pestë për Nico Hulkenberg, Hamilton i nënti, Button i dhjeti ndërsa jashtë zonës se pikëve ka mbetur Raikkonen.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)