Belgjikë - Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel ka triumfuar në çmimin e madh të Belgjikës duke fituar garën e pestë për këtë sezon.

Piloti gjerman u nis nga vendi i dytë dhe arriti të dalë i pari duke dominuar tërësisht garën.

Në podium u ngjit edhe piloti spanjoll i Ferrarit, Fernando Alonso, i cili zhvilloi një garë të mirë. Alonso e filloi garën nga vendi i nëntë dhe u rendit në vendin e dytë, duke marrë 9 pikë të vlefshme.

Një garë dëshpëruese kjo për anglezin e Mercedes, Lewis Hamilton. 28-vjeçari regjistroi ditën e djeshme kohën më të mirë në provat zyrtare, por nuk arriti të menaxhojë garën siç duhej, duke e mbyllur i treti.

Një garë për t’u harruar kjo për pilotin tjetër të Ferrarit, Felipe Massa, i cili zhgënjeu sërish duke përfunduar i 7-ti.

(v.gj/shqiptarja.com)