Formularët e vetëdeklarimit, KQZ
shtyjnë orarin e dorëzimit në 18:00

Formularët e vetëdeklarimit, KQZ<br />shtyjnë orarin e dorëzimit në 18:00
Sot zyrtarët e administratës publike si dhe të zgjedhurit si kryebashkiakë, këshilltarë, deputetë, ministra duhet të nxitojnë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit, nëse ende nuk e kanë bërë. KQZ dhe DAP kanë shtyrë orarin e plotësimit të formularëve për orën 18:00

4 maji ishte përcaktuar si afati i fundit për dorëzimin e formularëve, ndërsa brenda 5 ditëve nga skadimi i afatit, organi përgjegjës evidenton funksionarët publikë që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit.

Ndërkohë brenda 15 ditëve organet përgjegjëse do të bëjnë publike listën me emrat e funksionarëve publikë që kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit.

Nëse konstatohet se formulari i vetëdeklarimit është i paplotësuar apo pjesë të caktuara të tij janë të paplotësuara, atëherë kthehet mbrapsht duke i caktuar edhe  një afat të ri 5-ditor, brenda të cilit duhet të dorëzohet pa mangësi.

Departamenti i Administratës publike, më 29 prill zgjati oraret e sporteleve për grumbullimin e formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

Sportelet e DAP për dorëzimin e vetëdeklarimit do të jenë të hapura jashtë orarit zyrtar të punës sot nga ora 08:00-18:00.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh