Formularët, KQZ verifikon nesër
deklarimet e deputetëve e bashkiakëve

Formularët, KQZ verifikon nesër<br />deklarimet e deputetëve e bashkiakëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të verifikojë nesër deklarimet e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive në formularin e dekriminalizimit.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga KQZ, thuhet se kjo është procedurë standarde dhe nuk ka lidhje me rastet e veçanta të cilët po hetohen nga Prokuroria për deklarime të rreme në formular. 

KQZ ka autorizuar më herët organin e akuzës që të kryej hetime të thelluara për deputetin e pavarur Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakët Artur Bushi e Elvis Roshi, për të cilët ka dyshime se kanë dhënë deklarime të rreme në formularin e dekriminalizimit. 

Njoftimi i KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 29.07.2016, ora 11:00,  zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
1.   Shqyrtimi i projekt vendimeve për verifikimin e deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të funksionarëve publik deputet ne Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkie dhe kandidatë për këshilltarë bashkiak, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?