Formularët, për Berishën dhe 12
deputetë KQZ vendos të enjten

Formularët, për Berishën dhe 12<br />deputetë KQZ vendos të enjten
Këtë të enjte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nëse do të pranojë plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit për disa funksionarë publikë, deputetë dhe kryebashkiakë që janë dorëzuar jashtë afateve ligjore.
 
Shkak është bërë deklarata e Prokurorisë së Përgjithshme, që i cilësoi si të paligjshme pranimet e formularëve të vetëdeklarimit jashtë afateve ligjore.
 
Për këtë gjë KQZ vendosi që të risjellë diskutimin për të gjithë të zgjedhurit që kanë deklaruar jashtë afateve të dhënat e tyre për gjeneralitetet apo dënimet në deklaratën e dekriminalizimit.
 
Ndër 13 deputetët është edhe ish kryeministri, Sali Berisha. Ky i fundit rezulton se ka ndryshuar emrin e tij dhe të babait në regjistrat themeltarë të shtetasve.
 
Ish-kreu i qeverisë rezulton me emra të ndryshëm, njëherë Salih dhe pastaj Sali, sakaq edhe emri i babait të tij në regjistrat themeltarë njëherë rezulton me emrin Ramë e herë tjetër Ram. Këto ndryshime, Sali Berisha, nuk i ka regjistruar në formularin e vetdeklarimit.
 
Ndërkohë ish-kryeministri ka ndërruar datëlindjen dhe kjo nuk figuron të jetë pasqyruar në deklarimin e tij në seksionin “gjeneralitete të mëparshme”.
 
Berisha ka deklaruar datën e lindjes më 15 tetor 1944, ndërsa në regjistrimin zyrtar të gjendjes civile figuron si datë e lindjes 1 korrik 1944.
 
Ndërkohë që pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme kërkoi ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët Zotkaj dhe Peçi, të cilët nuk kishin treguar dënimet që kishin marrë në formularin e parë, por sipas tyre i kishin deklaruar në formularin e dytë, që ishte plotësuar jashtë afateve.
 
Tre anëtarët e PD në KQZ përmes një letre drejtuar Denar Bibës i kërkuan mbledhjen e institucionit pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit, pasi skadon afati 10-ditor. Ndërkohë që KQZ njoftoi disa orë më pas që mbledhja do të bëhet ditën e enjte.

Përveç Zotkajt dhe Peçit në listën e kryebashkiakëve që do të verifikohen janë edhe 6 të tjerë.

Lista e deputetëve dhe kryebashkiakëve formularët e të cilëve do të kalojnë në sitën e KQZ-së vijon si më poshtë:

1 ARBEN PETRIT RISTANI
2 ARTAN ILIA GACI
3 ASLLAN SHABAN DOGJANI
4 EDUARD ISMAIL HALIMI
5 FLORIAN PROKOP MIMA
6 GJOVALIN MARTIN BZHETA
7 MYQEREM RAMAZAN TAFAJ
8 SALI RAM BERISHA
9 SPARTAK IBRAHIM BRAHO
10 VANGJEL JORGJI DULE
11 VLADIMIR LLUKAN KOSTA
12 XHEMAL MYSLIM QEFALIA
13 YLLI VESEL SHEHU
 
KRYEBASHKIAKËT
14 ADEM AHMET LALA
15 ADRIATIK MALIQ ZOTKAJ
16 ARTUR NDUE BARDHI
17 EDMOND VANGJEL THEMELKO
18 NDREC NDUE DEDAJ
19 RAJMONDA MIHAL BALILAJ
20 TËRMET NURO PEÇI
21 ZEF KIN HILA

letra nga zotkaj dhe peci
Kërkesa e anëtarëve të PD në KQZ për mbledhje

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg