TIRANE- Ministria e Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ngritur një grup pune, për identifikimin e familjeve që nuk paguajnë dot energjinë elektrike. Ky grup do të ketë për qëllim që të dalë me një formulë të re për subvencionimin e faturave që nuk janë paguar apo kamatëvonesave nga të gjithë familjarët.

E kontaktuar nga “shqiptarja.com”, zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale Gentiana Sula, konfirmoi se janë ngritur grupet e punës dhe se shumë shpejt do të dilet me një formulë të re për pagesën e energjisë elektrike. Këtë fakt zëvendësministrja Sula e konfirmoi dhe në Komisionin e Shëndetësisë pak ditë më parë. “Kemi krijuar një grup pune, Ministria e Mirëqenies Sociale bashkë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.