Forumi 8 Ballkanik, Beqaj: Shëndeti
për të gjithë, një objektiv i arritshëm

Forumi 8 Ballkanik, Beqaj: Shëndeti<br />për të gjithë, një objektiv i arritshëm
Më pak se gjysma e popullsisë active në moshë pune në Shqipëri mbulohet nga sistemi kontributiv i sigurimeve të kujdesit shëndetësor. Për të kaluar këtë situatë emergjente, ministri i shëndetësis Ilir Beqaj tha se janë marrë masa radikale në fushën e shëndetësisë që çdo shtetas shqiptar të marrë sherbimin e plotë shëndetësor.

"Kjo është edhe arsyeja se përse kemi marrë përsipër dhe kemi hedhur hapat e parë tashmë të një reforme radikale që do të sigurojë ofrimin e kujdesit shëndetësor universal për të gjithë banorët rezidentë shqiptarë, ku askush nuk duhet të ndihet se është lënë në mëshirë të fatit, thjesht dhe vetëm prej faktit se nuk mund ta përballoj financiarisht këtë shërbim." tha Beqaj

Në kuadër të kujdesit universal shëndetësor, Beqaj deklaroi se vetëm pak ditë më parë OBSH, Banka Botërore dhe 50 partnerë të tjerë vendosën që për herë të parë më 12 dhjetor të kremtohet Dita Botërore e Mbulimit Shëndetësor Universal.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024