Projekt- Paketa fiskale 2023, Konfindustria: Jo profesionale dhe e paplotë! Dëmton prodhimin vendas, favorizon lobet importuese

Projekt- Paketa fiskale 2023, Konfindustria: Jo profesionale dhe e paplotë! Dëmton prodhimin vendas, favorizon lobet importuese

Foto ilustruese

Konfindustria ka analizuar projekt paketën fiskale 2023 duke e cilësuar si të paplotë dhe jo profesionale. Në vlerësim thuhet se nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë interesat e prodhimit vendas dhe favorizon lobet importuese.

Heqja e taksës së qarkullimit nga të cilat vilej160 milionë euro në vit më qëllim luftimin e kontrabandës masive efektet e drejtpërdrejta do të jenë zero. Pra, sipas analizës të konfindustrias 300 milionë euro do të jenë të ardhura të munguara që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit.

‘Konfindustria vlerëson, se Paketa Fiskale 2023 e propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë/MFE është jo profesionale dhe e paplotë, parë zhvillimet e fundit të tregjeve vendore dhe globale dhe sidomos pasojave të krizës së energjisë. Si e tillë jo vetëm nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit vendor, duke favorizuar qartësisht lobet importuese.

Konfindustria është duke përgatitur listën e kërkesave për Paketën Fiskale 2023. Kërkesat kryesore të saj do të përqendrohen në përballimin e krizës së energjisë dhe uljes së çmimeve të karburanteve.

Në anketën e organizuar nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë për paketën fiskale 2023, pothuaj 96% e bizneseve dhe industrive kanë shprehur shqetësim kryesor për aktivitetin e tyre tregtar përkatësisht çmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike.

Për sa më sipër do të kërkohet në Paketën Fiskale 2023 si hap i parë, heqja e plotë të “ taksës së qarkullimit” të karburanteve me të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit afër 160 milionë euro/vit. Ndërkohë, vlerësohet se, nëse luftohet efektivisht kontrabanda masive në tregun e karburanteve, efektet e drejtpërdrejta buxhetore të heqjes së “taksës së qarkullimit”, jo vetëm do të jenë zero, por do të tejkalohen pozitivisht. Mbështetur në të gjithë krahasimet e zhdoganimeve dhe konsumit të karburanteve me shtetet e Rajonit, jo më pak se 300 milionë euro mund të jenë të ardhura të munguara, që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, të ardhurat për buxhetin e shtetit do të shtohen si pasojë e rritjes ekonomike nga ulja e kostove të karburantit për industritë, biznesin dhe qytetarët. Shtysë e fortë për kontrabandën masive në tregun e karburanteve në Shqipëri është edhe niveli i lartë i taksimit.

Konfindustria vlerëson, se ulja e ngarkesës fiskale për karburantet dhe përmirësimi i menaxhimit të sektorit të energjisë elektrike, duhet të kenë qëllim arritjen e të paktën nivelit të çmimeve të vendeve të Rajonit në vitin 2023 për biznesin dhe qytetarët.’- thuhet një njoftimin e Konfindustrias.

Kujtojmë se nga janari i 2023, tatimpaguesit e mëdhenj (subjekt i tatimit mbi fitimin) nëse kapen nga organet tatimore duke bërë furnizime pa fatura për herë të dytë do të gjobiten me 1.5 milionë lekë (rreth 13 mijë euro), ose 10 herë më shumë se në legjislacionin aktual, që deri tani ishte 150 mijë lekë.

Kjo është gjoba më e lartë që është parashikuar ndonjëherë për bizneset në historinë e pas tranzicionit.

Propozimi u bë nga Ministria e Financave në projekt paketën fiskale 2023, e cila parashikon një ndryshim në ligjin e procedurave tatimore, i cili synon dhjetëfishim të gjobave për mos- lëshimin e faturave për furnizim, pagesë apo pranim të mallrave apo shërbimeve në rastet e parashikuara në germën a, të pikës 3 të nenit 123 për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin e korporatave. Sipas ndryshimeve të propozuara, “për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin e korporatave ishte 150,000 lekë, bëhet 1,500,000 lekë.”

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës