Forumi Ekonomik: Shqipëria u
ul 6 vende në konkurueshmëri

Forumi Ekonomik: Shqipëria u<br />ul 6 vende në konkurueshmëri
Sipas raportit më të fundit për konkurueshmërinë, të hartuar çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria paraqitet këtë vit më keq në tregun botëror, pavarësisht nga rritja e vazhdueshme e sasisë së eksporteve të saj.

Në renditjen e publikuar nga kjo organizatë prestigjioze del se vendi kanë humbur gjashtë poste, krahasuar me konkurueshmërinë në botë një vit më parë. Kështu, Shqipëria kalon nga vendi i 89-të, në atë të 95-të, mes 148 vendeve të botës të marra në shqyrtim.

Raporti, i cili vlerëson tërësinë e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi, hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuar në 12 kategori, duke nisur me infrastrukturën, mjedisin makroekonomik, shëndetësinë, arsimin e deri të efikasiteti i tregjeve, atyre të punës dhe financës apo dhe invacioni.

Vlerësimi bëhet sipas një sistemi pikësh ku 1 është më e ulta dhe 7 pikë është vlerësimi maksimal. Shqipëria ka marrë 3.85 pikë. Ndër kategoritë më të vlerësuara janë shëndetësia dhe sistemi arsimor fillor, me 5.9 pikë. Pozitiv edhe klasifikimi për mjedisin makroekonomik, me 4.41 pikë. Me mbi 4 pikë është vlerësuar efikasiteti i tregut të punës apo dhe arsimi i lartë. Pikët më të ulta janë dhënë për invacionin, 2.8 dhe përmasat e tregut.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas vetëm Serbinë e cila ndodhet në vendin e 101, ndërsa përpara saj janë Bosnja në vendin e 87, Kroacia në të 75-in, Maqedonia në vendin e 73-të dhe Mali i Zi në të 67-in.

Në vendet e para të klasifikimit botëror vazhdojnë të jenë Zvicra, Singapori dhe Finlanda ndërsa në fund të listës janë Çadi, Burundi, Guinea e Jemeni.

albania
(Faksimile e raportit të Forumi Ekonomik Botëror)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë