Forumi i Trashëgimisë alarm 
për rrënimet në Gjirokastër

Forumi i Trashëgimisë alarm <br />për rrënimet në Gjirokastër<br /><br>
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka reaguar pas rrënimeve të monumenteve të Kulturës në Gjirokastër, duke fajësuar për mungesë përgjegjësie Ministrinë e Kulturës. 

“Rrënimet e banesave nuk kanë të sosur. Ç'po ndodh në Gjirokastër???". Ngrenë alarmin anëtarët e këtij forumi.  Ata shprehen se: "Asnjëherë si tani rreziku i shembjeve nuk ka qenë më i madh". Sipas analizave të bëra nga ky Forum, dëmet lidhen me disa vendime të Ministrisë së Kulturës. 

Forumi deklaron se: “Heqja nga lista e monumenteve të kulturës të kategorisë së dytë e 236 banesave në Gjirokastër (e bërë publike në opinion në shkurt 2017), pa asnjë debat paraprak, dhe duke e fshehur pas një veprimi administrativ që e quajnë shpallje e monumenteve të kategorisë së dytë, është një lajm shumë ogurzi. Ne vend që të mirëmbahen dhe restaurohen banesat zgjidhet rruga e fshirjes së tyre fare nga lista”

Sipas këtij forumi, rreziqet e rrënimit janë shtuar edhe nga punimet e by-pass. Në deklaratën e Forumit shkruhet: “Dhe për me tepër Gjirokastrës i kanoset një rrezik i ri, i krijuar me dashje, nga njeriu, bypassi që kërkon t’i marrë frymën Kalasë si një kular i shëmtuar”. Forumi për trashëgiminë ka reaguar edhe për heshtjen nga Ministria e Kulturës për dëmet në arkivin e institucionit si pasojë e përmbytjeve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë