Forumi me deputetët për batutat
e Nokës për Kukësin e Beratin

Forumi me deputetët për batutat<br />e Nokës për Kukësin e Beratin
TIRANE- Deputetë të Partisë Socialiste dhe Demokratike nga Qarku i Kukësit dhe i Beratit, komentuan deklaratën e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka lidhur me shtimin e popullsisë në Qarkun e Kukësit, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur në atë të Beratit. Edhe pse deputetët e opozitës dhe të mazhorancën e konsideruan batutë thënien se: "Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë, kjo nuk është as përgjegjësia ime, as përgjegjësia e opozitës", ata shprehën qëndrimet e tyre lidhur me vendimin që është thënë nga KQZ pë shpërndarjen e mandateve, ku Kukësit edhe pse i është shtuar popullsisa ndjeshëm muajt e fundit, nuk i ndryshon numri i mandateve, dhe Beratit si një nga qarqet e mëdhenjë në vend, i hiqet një mandat. Deputeti i PS, Erjon Braçe bën apel kreut të LSI, Ilir Meta dhe deputetit, Nasip Naço të mbrojnë vendlindjen e tyre nga fyerjet e qeverisë. Deputeti i PD, Lefter Maliqi kërkoi më shumë mandate në Berat, por paralajmëroi rrezikun për LSI-në nëse largohet nga koalicioni. Ndërkohë që deputeti i PS në Kukës, Asllan Dogjani theksoi se PS është e bindur se do t`i shkojë deri në fund hetimit të shtimit të popullsisë në Kukës dhe të vërtetojë manipulimet që janë bërë nga mazhoranca. Ndërsa prefekti i Kukësit, Elmaz Maçi pranoi se nuk ka të dhëna për shtimin e popullsisë, teksa e cilësoi si një hetim politik nisnëm e PS për ngritjen e një komisioni hetimor për shtimin e popullsisë në katër komunat e Qarkut Kukës.

BRAÇE: META DHE NAÇO TË MBROJNË VENDLINDJEN NGA FYERJET

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit, Erjon Braçe reagoi dje lidhur me shpërndarjen e mandateve, ku qarkut të tij i hiqet një mandat. Ai bëri apel kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe deputetit të kësaj force politike Nasip Naços që të mbrojnë vendilindjen e tyre nga fyerjet që janë bërë nga qeveria. Në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com, ai tha edhe i propozuari i LSI në KQZ, duhet të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me shpërndarjen e mandateve. "Pres që Ilir Meta dhe Nasip Naço të mbrojnë vendlindjen nga fyerja dhe përfaqësimin e saj nga dhuna e Berishës. Pres që anëtari i LSI të ndryshojë votimin nga "Pro" që ishte në "Kundër". Madje, madje pres që Ilir Meta e Nasip Naço, partnerë të Sali Berishës, të ikin nga qeveria nëse kjo ndodh", tha Braçe.

MALIQI: DUA MË SHUMË MANDATE NË BERAT, LSI E RREZIKUAR PO IKU

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com lidhur me ngërçin e heqjes së një mandati deputetësh në këtë qark tha se kjo nuk do të përbënte rrezik për të djathtën për të fituar, por do të kthehej në rrezik nëse LSI do të dilte nga koalicioni. Kjo sipas tij, do të sillte rritjen e pragut elektoral, ç`ka do të thotë se LSI nuk do të fitonte dot në këtë qark. Duke e konsideruar LSI-në si një opozitë jashtë mazhorancës, Maliqi tha se PD nuk impresionohej nga heqja e një mandati. Ndër të tjera, lidhur me përgjigjen e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka dy ditë më parë për shpërndarjen e mandateve dhe batutave që ai tha për burrat e Kukësit dhe të Beratit, Maliqi i cilësoi si batuta që janë pjesë e politikës në vend. "Batutat janë pjesë e politikës. Unë si pjesë e mazhorancës do të dëshiroja më shumë mandate në Berat. Nuk më impresionon fakti për shqetësimin e opozitës. Nëse LSI do të largohet nga koalicioni do të humbasë më shumë vota sepse do të rritet pragu. Ne nga 28 mijë vota që kemi marrë në 2009 si PD do të marrim edhe më shumë. E djathta do të ketë më shuëm njësi të fituara në krahasim me 2009, ku ka një njësi në Berat dhe në Kuçovë. Më të prekurit janë opozita e Partisë Socialiste si dhe vetë opozita brenda mazhorancës. Ne vetë si Parti Demokratike do të marrim më shumë vota", tha deputeti i PD në Qarkun e Beratit.

DOGJANI: NOKA MERRET ME BATUTA, PS DO FITOJË

Deputeti Partisë Socialiste në Qarkun e Kukësit, Asllan Dogjani, tha për gazetën Shqiptarja,com se ajo që i intereson më shumë opozitës nuk janë batutat e bëra nga ministri i Brendshëm Falmur Noka, i cili refuzoi të japë të dhëna për anëtarët e PS në KQZ, sesa procesi i zgjedhjeve që duhet të jetë transparent në këtë qark. Ai bëri të ditur se në zgjedhjet e shkauar listat e zgjedhësve patën përregullsi, duke përfshirë në to persona që nuk jetonin më. "Janë thjeshtë batuta të momentit ajo që tha ministri. Ajo që na shqetëson më shumë ne si opozitë është që procesi për zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë i rregullt dhe transparent. PS është e gatshme dhe i qëndron deri në fund kërkesës për komision hetimor lidhur me shtimin e popullsisë në këtë qark. Do të jetë ky komision që do të heqë çdo dyshim tonin. Lidhur me të dhënat e regjistrimit të banorëve në këtë qark. Ajo që dua të them se rreth 70 % e popullsisë në Qarkun e Kukësit jetojnë me ndihmë sociale, dihet se sa është popullsia atje, s`ka nevojë për komente. Do të jetë hetimi ynë që do të vërtetojë gjithçka mbi shtimin në këtë popullsi", tha Dogjani. Ndër të tjera, ai theksoi se Partia Socialiste do të fitojë në këtë qark më shumë mandate seç ka patur në zgjedhjet e kaluara. "Ne do të fitojmë sërish në Kukës, ajo që kërkojmë është një proces i rregullt. Nuk duam të kemi abuzime si në zgjedhjet e shkuara, ku në listat zgjedhore kemi patur mjaft raste me emra personash që nuk jetonin më apo dhe të personave që nuk jetonin fare në Shqipëri" tha Dogjani.

MAÇI: HETIM POLITIK, NUK KA INFORMACIONE PËR SHTIMIN E POPULLSISË

Një ditë përpara votimit në Parlament të nismës së Partisë Socialiste, për ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e numrit të banorëve 4 momunat e Qarkut të Kukësit, prefekti i qarkut e cilëson tërësisht politike dhe të pabazuar këtë lëvizje të opozitës. Këtë qëndrim ai e shprehu në një dalje për mediat. Elez Maçi, pranoi faktin se nuk ka informacione konkrete për shtimin e popullsisë, tha se përmirësimi i infrastrukturës në zonat e thella të braktisura si edhe përmirësimi i kushteve të jetesës ka bërë që banorët e dikurshëm të rikthehen në fshatrat e tyre. "Është një nismë politike, në të drejtën e tyre. Vitet e fundit nuk kemi pasur largime nga qarku dhe ka pasur një tendencë të ulët të kthimit. Çdo qytetar, çdo familje që dëshiron të lëvizë kundrejt një abitacioni përkatës, atje ku ka pasurinë, ku ka pronën, ku ka shtëpinë, mund të lëviz sipas procedurave që përcakton ligji për gjendjen civile", tha Elez Maçi, prefekti i Kukësit. Grupi parlametar i opozitës kërkesën e firmosur nga 35 deputetë për ngritjen e komisionit hetimor e ka dorëzuar që më 12 dhjetor në Kuvend. Periudha që pritet të hetohet nis nga muaji qershor deri në nëntor të këtij viti.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi