Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane, YEPP, ka dënuar arrestimin e kreut të FRPD-së Belind Këlliçit për protestën ndaj shembjes së Teatrit. Sipas YEPP brutaliteti i policisë gjatë kësaj pandemie globale, është një akt dhune që shkon përtej parimeve të lirisë dhe demokracisë.
Ndër të tjera Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane thotë se çështja e Teatrit Kombëtar duhej zgjidhur sipas metodës së propozuar nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.
"Dënojmë ashpër arrestimin e Belind Këlliçit, kryetar i FRPD, dhe shumë aktivistëve dhe artistëve të tjerë, prej regjimit socialist në Shqipëri. Shembja e Teatrit pothuajse njëqind vjeçar, së bashku me brutalitetin e policisë gjatë kësaj pandemie globale, është një akt dhune që shkon përtej parimeve të lirisë dhe demokracisë.
Për më shumë se dy vjet, aktivistët kanë bërë qëndresë të vazhdueshme, në përpjekje për ta ndalur qeverinë të shkatërrojë një monument me vlera historike, si për Shqipërinë edhe për Europën.
Çështja e Teatrit Kombëtar duhej zgjidhur sipas metodës së propozuar nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, siç ishte edhe propozimi i Komisioneres së BE për Kulturën, Mariya Gabriel, e cila i bëri thirrje kryeministrit shqiptar për t’u ulur në bisedime me mbrojtësit e Teatrit dhe jo për të marrë vendim vetjak mbi shkatërrimin.
Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe, në emër të gjithë partnerëve tanë, dënojmë këtë politikë shtypëse,"-shkruan YEPP, Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane.
Eurodeputetja e Parlamentit Europian, njëkohësisht Presidente e YEPP, Lidia Pereira, në një qëndrim publik të saj, u shpreh se arrestimi i Belind Këlliçit, së bashku me artistë, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, nga ana e regjimit socialist në Shqipëri, tejkalon principet e lirisë dhe demokracisë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV
21 Janar, 19:50
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar
9 Janar, 15:27
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibeajn dhe rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK
6 Janar, 18:39
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes
27 Dhjetor 2024, 17:52
-
Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen
26 Dhjetor 2024, 23:06
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor 2024, 19:11
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor 2024, 17:51