ANGLI- Një oficere heroinë u mundua të shpëtonte një foshnjë që ishte hedhur nga babai i tij në lumë, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Sipas "The Sun", foshnja Zakari Bennett-Eko, e cila ishte 11 muajshe, dyshohet se u hodh në lumin Irwell në Radcliffe në Mançester i vendosur në një shportë të mërkurën pasdite.
Por kur lajmi u bë publik vajza u bombardua nga mesazhe seksiste nga komentuesit, të cilët nuk shikonin veprën e saj por bukurinë dhe linjat.
Reagimi që ra në sy ishte një grua ku shkruan : "Nuk ka rëndësi se si duket ajo, fakti është që ajo u hodh të shpëtojë një fëmijë .. dhe burrat që shkruajnë se ajo mund të hidhej mbi ta etj... çdonjëri prej jush… i pështirë ”.
Policja Jessica Voiels ishte në patrullë kur u bë një telefonatë urgjente që ndodhej një trup në një lumë.
Para se të fshinte llogarinë e saj, Voiels ka shkruar: " Unë arrij të shoh që shumë gjëra janë aq të këqija sa ato në të ardhmen".
Nëna e shkatërruar e Zakarit, Emma Blood u shpreh se jeta e saj kishte ndryshuar përgjithmonë atë ditë.
"U zgjova që në mëngjes për vogëlushin më të mrekullueshëm e të lezetshëm dhe më pas Zakari u mor nga unë në rrethanat të pabesueshme. Zakari ishte jeta ime për 11 muaj dhe do të jetë zemra e familjes sonë për shumë vite që do të vijnë", u shpreh gruaja.
Ajo i falenderon të gjithë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Babai i djalit u arrestua brenda pubit Lock Keeper në Radcliffe rreth orës 4.30 pasdite të Mërkurën.
22- vjeçari u paraqit në gjykatë në një seancë që zgjati më pak se një minutë, ku foli vetëm për emrin dhe datën e lindjes së tij dhe më pas u la në burg.