SHKODËR- Rreth orës 23:10 të së hënës një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dobraç, ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë 17 vjeç.
Nga informacionet e para bëhet me dije se në aksin rrugor, Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur 5 Heronjtë, në afërsi të fshatit Dobraç një mjet tip "Suzuki" me targa AA 179 GD, ka aksidentuar për vdekje 17-vjeçaren D. Ç., e cila ishte duke ecur me biçikletë.
Policia ka shoqëruar drejtuesit të mjetit, Angjelin Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Informacion Paraprak
Në orën 23:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër -Koplik në vendin e quajtur tek 5 Heroj, fshati Dobraç ka ndodhur një aksident.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip “Suzuki” me targe AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D. Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen "Naim Gjylbegu" Shkodër, e cila po levizte me biçikletë.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin Angjelin Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com