FOTOT/ 20 shqiptarë i shpëtojnë luftës në Izrael! Kthehen përmes një fluturimi të organizuar nga Greqia

FOTOT/ 20 shqiptarë i shpëtojnë luftës në Izrael! Kthehen përmes një fluturimi të organizuar nga Greqia

Shqiptarët e kthyer nga Izraeli në Shqipëri

Një grup tjetër shqiptarësh i kanë shpëtuar luftës në Izrael. Ministrja e Jashtme njofton se 20 shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga ministria shqiptare.

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora.

Ministria e Jashtme thotë se është në kontakt me shqiptarët që ndodhen në Izrael si dhe me ambasadat dhe ministritë e vendeve të tjera dhe po punojnë për të kthyer të gjithë qytetarët që kanë bërë kërkesë për të shkuar në vendet e tyre.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt  të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, njofton ministria.

Ky është grupi i tretë i shqiptarëve që kthehet nga Izraeli. Dy ditë më parë 11 shqiptarë u kthen në atdhe përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi, ndërsa disa ditë më parë u kthyen 40 studentë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet