Shqiptarja.com ka siguruar foto të gomones me drogë, e cila i shpëtoi aksionit të gjerë policor nga uji dhe ajri. Gomonia rreth 3 m e gjatë, me dy motorë dhe tre trafikantë në borg, arriti t’i shpëtojë syrit të policëve, pas ‘luftës’ mes dallgëve të detit në Karaburun.
Lënda narkotike mësohet se do të trafikohej drejt Italisë, ndërsa gjatë aksionit të gjerë mes Forcave Detare, Forcave të Armatosura dhe helikopterëve të FA janë gjetur të fshehur 28 kg kanabis. Të gjitha këto forca të organizuara në një aksion të madh, kanë dështuar të ndalojnë mjetin lundrues dhe tre trafikantët, të cilët kanë arritur të fshihen pas një ore lëvizjeje spektakolare në ujërat e Adriatikut.

(Foto nga gomonia që i shpëtpo policisë dhe helikopterëve të FA)
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com