Foto/​Itali, 'Skifterat' kapen pas 5
vitesh në kërkim për vjedhje 

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e djeshme në Modica.

Klodian Stinga 34 vjeç dhe Julian Osmani 35 vjeç akuzohen për “vjedhje në bashkëpunim”, në një shtëpi në zonë.

Sipas medieve italiane, dy shqiptarët kishin vite që vidhin nëpër zona të ndryshme të Italisë, ndërsa gjatë kontrollit njërit prej tyre ju gjet edhe kokainë.

Ata kishin kryer edhe krime të shumta më parë në Itali, dhe ndaj tyre kishte dy urdhra të tjera arresti. Mediat italiane raportojnë se ata kishin përdorur edhe emra të rremë, dhe kishin 5 vite që ishin në kërkim.

Në emër të Klodjan Stingas, me pseudonimin Klodian Dedja, rezultoi një urdhër ndalimi lëshuar nga Gjykata e Bolognas, ndërsa Julian Osmani ishte dëbuar nga Italia, dhe ndaj tij rezulton një urdhër arresti pasi ka shkelur në Itali para afatit të përcaktuar me ligj.

stinga
  (Klodian Stinga)
osmani
  (Julian Osmani)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq