Një banesë është përfshirë nga flakët dhe dhjetë banesa të tjera janë rrezikuar nga zjarri që ra ditën e sotme në zonën e Bushatit në Shkodër.
Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet e shkaktuara nga zjarri janë shumë të mëdha, pasi zjarri ka shkrumbuar rreth 100 ha shkurre dhe rreth 2 ha ullishte, në fshatin Zefjanë.
Flakët janë edhe shumë pranë një reparti ushtarak, si dhe janë dëgjuar edhe disa shpërthime, ku dyshohet të kenë shpërthyer disa municione.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura, të cilat po punojnë pë shuarjen e flakëve, por puna e tyre pengohet edhe nga terreni i vështirë.
Në ndihmë të zjarrëfikësve të Bashkisë Vau Dejës kanë shkuar edhe tre zjarrëfiskse të emergjencave civile nga Ministria e Mbrojtjes, një zjarrëfikse nga bashkia e Shkodrës dhe një nga Bashkia e Malësisë së Madhe.
Gjithashtu në ndihmë të forcave zjarrëfikse kanë qënë edhe efektivë të Policisë së Vaut të Dejës dhe Inspektoriati Shtetëror i Pyjeve.
Komunikatë e Drejtorisë së Emergjencave Civile në Bashkinë Vua Dejës
KOMUNIKATE PËR SHTYP
DREJTORIA E EMERGJENCAVE CIVILE
BASHKIA VAU DEJËS
Rreth orës 12:00 të së premtes ne territorin e fshatit Bushat, në njësinë Administrative të Bushatit, në Zefjanë në Bashkinë Vau Dejës është evidentuar një vatër zjarri. Menjeherë pranë vatrës së zjarrit, kanë shkuar efektive të repartit të zjarrfikësve në Bashkinë Vau Dejës, së bashku me inspektorë të shërbimit pyjore.
Si pasojë e erës së fortë, vatra e zjarrit, është përhapur me shpejtësi perreth, Zefjanës, duke përfshirë edhe sipërfaqe pranë ish repartit ushtarak në Zefjanë.
Si pasojë e flakëve të zjarrit, ka pasur edhe krisma armësh dhe shpërthime të municioneve të cilat mendohet se janë hedhur dhe ndodhen në zonë, që prej funksionimit të repartit ushtarak, por edhe të lëna në zonë gjatë trazirave të vitit 1997.
Për të menaxhuar situatën e krijuar, si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarri, Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Vau Dejës, nën koordinimin e Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, j ka koordinuar ndërhyrjen me të gjithë institucionet në varësi të Bashkisë Vau Dejës, duke përfshirë, reaprtin e zjarrfikësve, Shërbimin Pyjore dhe punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit në Bashkinë Vau Dejës, për të menaxhuar situatën e krijuar nga vatrat e zjarrit.
Në mbështetje të Bashkisë Vau Dejës, kane qene edhe efektive të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, ndërkohe që nuk ka munguar angazhimi i Inspektoriatit Shtetëror Pyjore.
Për të ndjekur nga afër situatën e krijuar në Zefjanë, ka qënë Prefekti i Qarkut të Shkodrës Paulin Radovani, si dhe drejtori i Emergjencave Civile, në Qarkun e Shkodrës Pëllumb Dani.
Në mbështetje, të Repartit të Zjarrfikësve në Vau Dejës, kane mberritur 3 mjete zjarrfikëse të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që një zjarrfikëse ka mbërritur nga Bashkia Shkodër dhe 1 zjarrfikëse nga Bashkia Malësi e Madhe.
Shtabi i ngritur për këtë situatë të krijuar, në Bashkinë e Vau Dejësit, ka qënë në kontakt të vazhdueshem me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i cili ka qënë në gadishmëri për të menaxhuar situatën e krijuar.
Dëri në këto momente, (rreth orës 19:30), falë ndërhyrjes së 5 mjeteve zjarrfikëse, forcave të ushtrise, policise së shtetit, inspektoriatit të pyjeve, punonjësve të Bashkisë Vau Dejës, zjarri është nën kontroll dhe nuk ka momentalisht asnjë rrezik për banesat në zonë.
Si pasojë e këtij zjarri, të regjistruar rreth orës 12:00 të së premtes, janë djegur rreth 100 ha shkurre, 2 ha ullishte, ndërkohe që si pasojë e vatrës së zjarrit, është djegur një banesë e braktisur në zonë. 10 banesa janë rrezikuar si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarrit në kodrën e Zefjanës në Bushat.
Bashkia Vau Dejës, po ndjek situatën e krijuar, ndërkohë që falenderon të gjithë institucionet dhe komunitetin për gadishmërinë e treguar në përballimin e kesaj situatë të krijuar.
Në mënryë të vecantë, një falenderim për Prefektin Paulin Radovani, Drejtorin e Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, efektivët e policisë, ushtrinë, dhe të gjithë personat e angazhuar në venien nen kontroll të kësaj situatë.
[gallery]23709[/gallery]
Zjarri në Tarabposh,kërkohet ndihmë nga ajri
Ndërsa situata mjaft kritike më zjarret vazhdon ende në malin e Taraboshit, flakët e të cilit po kërcënojnë zonën që nga pasditja e të mërkurës.
Flakët janë vetëm 100 metra larg antenave të televizioneve, ndërsa është kërkuar ndihmë nga ajri si e vetmja mënyrë për të neutralizuar flakët.
Për momentin në vendngjarje po punojnë vetëm Forcat e Armatosura për shuarjen e flakëve, të cilat po punoujnë me mjete rrethanore sepse ka mbaruar uji për pompat.
Ndërsa një efektiv i zjarrfikëses ka rrezikuar jetën nga asfiksia.
Mësohet se Jergj Rrahi, është asfiksuar dhe nga lodhja është rrëzuar në tokë.
Për fat të mirë ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
[gallery]23710[/gallery]

Laç, zjarr në kurorën e gjelbër, s’rrezikohen shtëpi
Një tjetër zjarr është regjistruar edhe në kurorën e gjelbër të Laçit.
Për fat të mirë mësohet se nga zjarri nuk rrezikohen banesa, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur drejt zonës zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjorë.
Vetëm tre ditë më parë në këtë zonë ra një zjarr, por nuk është ende e ditur nëse kemi të bëjmë me aktivizimin e të njëjtës vatër apo është një vatër e re zjarri.
Gjirokastër, zjarrëvënie e qëllimshme në Parkun Natyror të Viroit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Parkun Natyror të Viroit rreth orës 16:00 të ditës sotme, duke rrezikuar djegien e sipërfaeve të mëdha me pisha.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se zjarri është vënë qëllimisht nga një bari i zonës, ndërkohë që policia po punon për kapjen e shtetasit Kasem Gjini i cili dyshohet se është autori i zjarrëvenies.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe në ndihmë të tyre po shkojnë edhe forcat e ushtrisë.
Skraparë, zjarr në fshatin Siragen, digjen 100 rrënjë e ullinj
10 hektarë me shkurre dhe 100 rrënjë ullinj janë djegur në fshatin Siragen i cili ndodhet 3 kilometra larg Bogovës në Skraparë, si pasojë e një zjarri të rënë ditën e sotme në zonë.
Mësohet se në vendngjarje janë angazhuar punonjësit e repartit të zjarrfikësve të Skraparit, punonjësit e Bashkisë së Skraparit dhe banorët e Bogovës.
Për momenti nuk rrezikohen shtëpi, ndërsa flakët po përparojnë drejt malit të Tomorrit
/Shqiptarja.com

FOTO