TIRANE- Një aksident me motor ka ndodhur këtë të dielë pranë një Qendre Tregtare në Tiranë. 

Shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë, çka ka bërë që motori me targë AR 204 të përmbyset në rrugë dhe të përplaset me trafikndarësen. 
aksident
(Në foto, motori i aksidentuar sot dhe një punonjës policie)

Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, kanë pësuar lëndime të shumta.

Ata janë transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit të Traumës, ndërsa sipas mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com