FOTO/Ambasadori Lu homazhe për dëshmorët, përballja pikante me Metën

FOTO/Ambasadori Lu homazhe për dëshmorët, përballja pikante me Metën

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka marrë pjesë paraditen e sotme në homazhet për nder të 5 Majit tek Varrezat "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet.  

Ambasadori amerikan është përulur dhe ka vendosur një kurorë me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri" si dhe është përshëndetur me të pranishmit, ndër ta edhe kryeministri Edi Rama, deputetë të maxhorancës e anëtarë të kabinetit qeveritar. Moment pikant gjatë homazheve ka qenë përballja me presidentin Ilir Meta në përfundim të ceremonisë. 

Përballje e cila është pritur me jo pak interes, pas deklaratës së Adriatik Llallës se ambasadori amerikan i kishte kërkuar të arrestonte ish-kryetarin e Kuvendit dhe LSI-së tre vite më parë për bllokimin e reformës në drejtësi. Por dhe siç duket nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, Ilir Meta dhe Donald Lu kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh dhe një përshëndetje të ngrohtë mes tyre.

Mbetet për t'u parë nëse e shkuara është lënë pas krahëve nga të dy, tashmë që Reforma në Drejtësi është miratuar dhe ligji i Vettingut ka nisur të zbatohet për spastrimin e radhëve të gjyqësorit nga të korruptuarit.


Lajmi kryesor:

Dita e Dëshmorëve, Rama, Meta dhe Ruçi bashkë në homazhe për të rënët/FOTO


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë