Dita e Dëshmorëve, Rama, Meta dhe Ruçi bashkë në homazhe për të rënët/FOTO

Krerët më të lartë të shtetit janë bërë bashkë sot në Varrezat e "Dëshmorëve të Kombit" aty ku janë bërë bashkë për të kujtuar të rënët. Në homazhet për 5 majin, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

Në nderim të dëshmorëve që luftuan për liri mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila vendosi kurorë me lule, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Gjithashtu, në këto homazhe morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik. Ambasadori amerikan Donald Lu ishte mes atyre që bënë homazhe, por nuk mungoi as ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz vendi i të cilës doli palë humbëse në Luftën e Dytë Botërore.


(Ambasadori Lu dhe ambasadorja gjermane, Schutz gjatë homazheve)

E si çdo vit, në homazhe nuk munguan as veteranët e luftës, që kujtojnë përherë shokët e tyre, si dhe familjarë të dëshmorëve, por edhe qytetarë të thjeshtë. Ceremoni të ngjashme në përkujtim të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve organizohen sot në të gjithë vendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Dëshmorët, Meta: Nderim atyre që u sakrifikuan për atdheun

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nderuar kujtimin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut sot në ditën që përkujton heroizmin dhe sakrificën sublime të tyre. 

Kreu i shtetit ka zhvilluar homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”, ku vendosi një kurorë me lule duke u përulur me respekt para Monumentit të “Nënës Shqipëri”, dhe nderoi kujtimin e paharruar dhe sakrificat e atyre që dhanë jetën për Atdhe.

Ishte kënaqësi të takoheshim edhe me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve. Natyrisht ata janë kaq të shumtë, por të gjithë bashkë i bashkon përjetësia në nderim të asaj që kanë bërë për çlirimin e vendit, për 29 Nëntorin, që e vendosi Shqipërinë në anën e drejtë të historisë.

Dhe jo vetëm riktheu 28 Nëntorin, që humbën më 7 prill, por njëkohësisht edhe ka bërë të mundur që Shqipëria sot të jetë edhe anëtare e NATO-s, por pse jo, edhe të ketë një perspektivë shumë të mirë edhe për çeljen e negociatave për anëtarsimin në Bashkimin Evropian, pasi ishin ata që përcaktuan gjithashtu rrugën evropiane të Shqipërisë, ashtu sikurse edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ilir Meta, President i Republikës

 

Ora 11:54
FOTO/Ambasadori Lu homazhe për dëshmorët, përballja pikante me Metën

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka marrë pjesë paraditen e sotme në homazhet për nder të 5 Majit tek Varrezat "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet.  

Ambasadori amerikan është përulur dhe ka vendosur një kurorë me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri" si dhe është përshëndetur me të pranishmit, ndër ta edhe kryeministri Edi Rama, deputetë të maxhorancës e anëtarë të kabinetit qeveritar. Moment pikant gjatë homazheve ka qenë përballja me presidentin Ilir Meta në përfundim të ceremonisë. 

Përballje e cila është pritur me jo pak interes, pas deklaratës së Adriatik Llallës se ambasadori amerikan i kishte kërkuar të arrestonte ish-kryetarin e Kuvendit dhe LSI-së tre vite më parë për bllokimin e reformës në drejtësi. Por dhe siç duket nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, Ilir Meta dhe Donald Lu kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh dhe një përshëndetje të ngrohtë mes tyre.

Mbetet për t'u parë nëse e shkuara është lënë pas krahëve nga të dy, tashmë që Reforma në Drejtësi është miratuar dhe ligji i Vettingut ka nisur të zbatohet për spastrimin e radhëve të gjyqësorit nga të korruptuarit.

Ora 11:48
LSI nuk i bashkohet PD-së për homazhet, Basha: Liria kërcënohet nga diktatura e krimit  

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i është bashkuar PD-së për të kujtuar 5 majin, Ditën e Dëshmorëve. Kryetari i PD Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike kanë zhvilluar homazhe te monumenti “Nënë Shqipëri”, ndërsa LSI ka bërë homazhe te monumenti i Qemal Stafës.

Homazhet janë kryesuar nga nënkryetari i LSI, Luan Rama, ndërsa kanë marrë pjesë deputetë të kësaj force politike. 

5 maji ditë është ditë krenarie në historinë tonë kombëtare. Nderimi për dëshmorët, është nderim për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Qemal Stafa mbetet simboli i luftës së një brezi fitimtarësh. Endrra e dëshmorëve për Shqipërinë amanet brez pas brezi.

Luan Rama, nënkryetar i LSI

Nga ana e tij, kryetari i PD Lulzim Basha u shpreh nga monumenti “Nënë Shqipëri” se liria e shqiptarëve sot është e rrezikuar nga diktatura e krimit.  

Sot është dita kur përkulemi para sakrificës më sublime të bijve dhe bijave të Shqipërisë që u flijuan në altarin e lirisë.

Nderojmë sot ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë kundër pushtuesve fashistë. Nderojmë sot ata që dhanë jetën për lirinë kundër persekutorëve komunistë.

Nderojmë sot burrat dhe gratë në uniformë që dhanë jetën për lirinë e çmuar nga krimi dhe tirania e saj. Nderojmë sot Azem Hajdarin dhe heronjtë e tjerë të demokracisë që u flijuan për liri dhe demokraci.

Dita e sotme është një ditë nderimi është edhe dita për t’i kujtuar njëri –tjetrit se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë, se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë.

Ndaj dhe thirrja ime për të gjithë shqiptarët sot pa dallime politike është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar, lirinë nga diktatura dhe tirania e krimit, lirinë nga tirania dhe autokracia që shkel ligjin për interesat private dhe personale të pushtetit. Liria nga tirania e varfërisë, e korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit dhe shpresën e shqiptarëve.

Lulzim Basha, kryetar i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILO: 05/05/2018 11:19

    Kupola ju mungon Saliu dhe Lulushi horra te gjithe ne burg hajdut dhe kriminele te popullit shqiptar

    Përgjigju
    • Silvia: 05/05/2018 15:34

      Poshte komunistet dhe neokomunistet e cdo lloji! Deshmore te kombit jane ata qe japin jeten duke mbrojtur atdheun vlera te demokracise dhe te drejtat e njeiut! Keta jane manipulatore te historise ashtu sic qe Zogu qe ju tha europianeve une jam mbreti i vetshpallur ashtu si dhe enver hoxha qe shiti shqiperine dhe shqiptaret bashke me historine e tyre te ndritur tek sllavet komuniste stalinista!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja