VIDEO-Berisha shfaqet me ‘bufin e kënetës’ dhe i përgjigjet Ramës: Simbol i mençurisë

Pasi e shigjeton prej javësh si buf kënete, Sali Berisha i përgjigjet Edi Ramës me të njëjtën mënyrë. Nga selia blu, Berisha u shfaq me një buf në tavolinë, për të cilin tha se është simbol i mençurisë.

“Kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë.Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.

Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar. Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf. Injoranca nuk është argument, thotë Latini”, tha Berisha.

Pavarësisht se institucionet e Bashkimit Evropian vlerësojnë ecurinë e Shqipërisë dhe suksesin në negociata, Sali Berisha thotë se Shqipëria është larg Brukselit. Këtë të premte ai tha se Komisioni i Jashtëm në PE do të mbajë më 8 prill një seancë dëgjimore për zgjedhjet në Shqipëri, të cilën e konsideroi të një vlerë të jashtëzakonshme.

“Sigurisht ne nga kjo seancë dhe ky hearing presim dhe jemi të sigurt se PE do qëndrojë fuqishëm për standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në Shqipëri dhe zbatimin e tyre. Por kjo është një ngjarje shumë e veçantë.

Shumë e veçantë si hearing, por po kaq e veçantë për kohën që mbahet. Seanca është ngjarja më madhore që mund t’i kushtohet një çështje nga PE, por këtu është edhe hearing, edhe koha e zgjedhur për hearing.

Është një mbështetje e madhe për votën e lirë. Është një mbështetje shumë e çmuar që shqiptarët të votojnë të lirë.Sigurisht ne informojmë parlamentin për të gjitha zhvillimet antiligjore, për të gjitha shkeljet e tmerrshme madhore që ndodhin këtu me Kodin Zgjedhor, për të gjithë aktivizimin e bandave”, tha Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un