Këto anije po patrullojnë, shkruan Kodheli edhe për kapien e çdo mjeti lundrues që tentojnë të bëjnë kalim të paligjshëm të njerëzve, mallrave apo lëndëve narkotike.
Status i plotë i Mimi Kodhelit
'Brigjet dhe deti ynë territorial më të sigurt se kurrë në këtë sezon veror.
Anijet “Butrinti”, “Oriku”, “Lissus” dhe “Iliria” në gatishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det.
Patrullime të vazhdueshme për të verifikuar, kontrolluar dhe kapur mjetet lundruese që tentojnë të bëjnë kalim të paligjshëm të njerëzve, mallrave apo lëndëve narkotike.
Parandalimi i ndotjes së mjedisit detar, peshkimit të paligjshëm, ruajtja e pasurive nëndetare, detare dhe vlerave arkeologjike është gjithashtu pjesë e misionit të detarëve tanë', - shkruan Kodheli.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)