Vetëm pak kohë pas përfundimit të emisionit ‘Shiko kush Luan’, moderatorja e famshme, Luana Vjollca, duket se do të rikthehet sërish në ekran. Bukuroshja e show bizz-it shqiptar ka paralajmëruar një tjetër rikthim të bujshëm për fansat e saj.

Në një postim të fundit në ‘Instagram’, Luana pyet të gjithë fansat nëse iu kishte munguar, duke iu dhënë lajmin e mirë se do të shihen së shpejti, ndonëse nuk ka preferuar të japë detaje lidhur me projektin e ri.

Ajo iu tregon fansave se gjatë kësaj kohe pushimesh nuk ka ndenjur duarkryq, përkundrazi është duke punuar rreth projekteve të reja që do i shohim të materializuara shumë shpejt në ekran. “Ju kisha munguar? Shihemi shpejt me projekte të reja. Shijoni fundjavën”.


(Postimi i Luana Vjollcës)