FOTO/ ‘Çunat e Vlorës’ i sajojnë një surprizë të fundit Giorgia Melonit: Shqipëria do jetë përherë shtëpia jote

FOTO/ ‘Çunat e Vlorës’ i sajojnë një surprizë të fundit Giorgia Melonit: Shqipëria do jetë përherë shtëpia jote

Rama e Meloni në Vlorë

Motra e Shqipërisë, Giorgia Meloni nuk kishte si të ikte pa marrë një surprizë tipike shqiptare nga Vlora. Teksa kryeministrja italiane bëhej gati të kthehej me traget në Itali, djemtë çapkënë të Vlorës i bënë një dedikim me dy shishe verë dhe një letër. Në letrën që shoqëronte dy shishet e verës shkruhej:

“Jemi një grup hotelierësh shqiptarë, e duam Italinë dhe kemi respekt të veçantë për ty. Vizita juaj në Vlorë ishte një dhuratë fantastike për ne, zor se do e harrojmë. Mirëmbërritsh në Itali, në atdheun tonë të dytë, e ta dish se Shqipëria do jetë përherë shtëpia jote”.

Nuk ishte fort e lehtë për  të bërë të mundur këtë surprizë sepse masat e sigurisë në dhomën e dedikuar të tragetit ku qëndronte Meloni ishin tepër të forta.

Surpriza e bukur u mundësua me pak ndihmë nga stafi i saj dhe nga përfaqësuesit e shtetit Italian në Tiranë.

Letra nga grupi i hotelierëve në Vlorë për Melonin

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar