Foto / Degradimi i opozitës: Të godasim Ramën me video false

Foto / Degradimi i opozitës: Të godasim Ramën me video false

Në një kohë kur nga opozita pritet që të dëshmojë nëse mund të jetë ndonjëherë alternativë e besueshme, panorama në partinë demokratike duket çdo ditë edhe më e zymtë.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e vizionit politik, zyrtarët e lartë të PD janë dëshmi e shpejtësisë me të cilën mund të degradojë një forcë politike.

Shembulli më tipik është Edi Paloka, ish nënkryetar i PD, sot kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë. Për ta kuptuar se sa poshtë ka rënë lidershipi i PD, mjafton të shohësh me çfarë merren politikanë si ai. 

Edi Paloka ka shpërndarë sot me zell të madh një video të manipuluar ku pretendohej se ishte kryeministri Rama. Në fakt, sikurse sqaruan vetë portalet mediatike, kjo ishte një video fake, e montuar përmes inteligjencës artificiale, ku një foto e kryeministrit i ishte mbivendosur skenës së një filmi të huaj.

Imazhet e mëposhtme tregojnë haps pas hapi se si është kryer manipulimi me foton e Ramës. Montimi u sqarua nga mediat, teksa opozita shpreson se me video false mund të godasë kundërshtarin e saj. 

Shembuj të tillë nuk tregojnë asgjë tjetër vecse mjerimin e madh politik në selinë blu, që me sa duket nuk është në gjendje as të mendojë se si t’i bëjë Ramës oponencë dinjitoze, në vend të falsifikimeve kompjuterike. 

Mjerimi që vjen nga figurat e PD, është thjesht dhe vetëm gjendja e natyrshme e një force politike që nuk përfaqëson më asgjë veç llumit që sot, falë edhe medias digjitale dhe inteligjencës artificiale po shpërndahet lehtësisht kudo e kurdo.

 

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 03/09/2024 12:10

    Te mbrohet imazhi me cdo kusht ku e nje drogen ai cjan keto gjera

    Përgjigju
  • Lepurushja: 03/09/2024 11:41

    Me këto shpifje dhe manipulime kurr nuk dotë vini në pushtet!këtij quni të sigurimsi duhet për tja qirë me nënë motër grua dhe çfarë të ketë ky byth qirë! që politika e ndyrë e PDsë bon,ky legen,paljaço duhet të merret në hetim për prishje imazhi ,ndaj kryeministrit,apo kujdo tjetër.

    Përgjigju
  • Nik: 03/09/2024 11:03

    Llumrat ,Babalet,e PD nuke kane alternativa te tjera genjejne ata pak mjerane qe u shkojne mbrapa,.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 03/09/2024 10:58

    PYET GIGANDI PER miza dheu...

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 03/09/2024 11:44

      Jane babalet e pd qe perdorin te bardhen. Keto jane alternativa per te ulur figure e Edit se rruge tjeter nuk kane .Mjer shqiperia per kete opozite anti shqiptare , hajdute dhe vrases .

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Autokolona e stafit të kandidatit për zv/president të SHBA dhe medias përfshihen në aksident! Ja si paraqitet gjendja e Walz, po shkonte për miting

Autokolona e stafit të kandidatit për zv/president të SHBA dhe medias përfshihen në aksident! Ja si paraqitet gjendja e Walz, po shkonte për miting