FOTO/ Del para gjykatës i arrestuari për vrasjen e Shpëtim Bajramit në Selanik

FOTO/  Del para gjykatës i arrestuari për vrasjen e Shpëtim Bajramit në Selanik

1689421014_greqivrasjebajrami.jpg

Doli sot para gjykatës në Selanik 45 vjeçarit të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Bajrami më 13 korrik 2023 përpara një pike karburanti.  

Ai është shoqëruar në gjykatë me pranga në duar dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, duke iu referuar edhe një thike të gjetur në banesën e tij.

Para daljes në gjykatën e Selanikut, ai ka dëshmuar për ngjarjen e rëndë duke pretenduar se ishte kërcënuar nga viktima disa herë radhazi.

Autori i cili dyshohet se është nga Elbasani, është shprehur para policëve, se ai kurrë nuk kishte mbajtur armë, por e bleu një të tillë pasi ishte kërcënuar kohët e fundit nga 50-vjeçari.

 


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, autori flet në polici: Shpëtim Bajrami më kërcënonte se do më vriste! Gjykata e lë në burg


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë