Sot të rinjve të Pogradecit iu është bashkuar edhe deputeti Eduart Shalsi, ku kanë ngjitur Malin e Thate, 2287 m i lartë në një temperature -10 gradë. “Mali i Thatë, 2287 m. Bashkë me një grup vajzash e djemsh pogradecarë, të pasionuar pas natyrës dhe me shpirtin e aventurës, u ngjitëm sot në Malin e Thatë.
E lodhshme (7 orë), por një eksperiencë fantastike. Ndonëse liqenet e Ohrit dhe Prespës nuk mundëm t’i shihnim nga maja e “Pllaja e Pusit”, si pika më e lartë e malit për shkak të mjegullës, peizazhi ishte i mrekullueshëm dhe ndjesitë shumë të veçanta edhe për shkak të borës.
Përgatituni mirë dhe mos e humbisni si eksperiencë, për të cilën mund t’ju ndihmojnë djemtë pasionantë të#VisitPogradecin” shkruan Shalsi ne Facebook. Por nder me fanatiket e ngjitjes se maleve dhe promovimit te Pogradecit eshte Erindi Bejko, qe eshte njeherazi nje histori suksesi e ketij qyteti.
Bejko pasi ka mbyllur studimet e doktoraturës ne Tirane, punon si pedagog ne UT si dhe mban postin e drejtorit te pergjithshem te bashkepronesise ne Bashkine e Tiranes. Por pavarsisht kesaj, Bejko shihet qe promovon shume Pogradecin edhe pse puna dhe shkollimi e kane sjelle ne Tirane.
“Vazhdojmë traditën e ngjitjes së Malit të Thatë në fillim-vit. Eduard Shalsi pasi i rezistoi 37 lëvizje Kasparovit, sot rezistoi 37 mijë hapa dhe 2287 m mbi nivelin e bakllavasë. Viti e parë e nisëm 3 persona, sot 36. Jemi në drejtimin e duhur”, shkruan Bejko ne Facebook. Lexo.al
d.b/shqiptarja.com







