Mediat italiane kanë zbardhur identitetin e shqiptarit që humbi jetën nga një aksident ditën e djeshme. Viktima raportohet se është Romario Verjoni nga Maminasi i Durrësit.

Ai po udhëtonte në Sarnico, kur makina që po drejtonte humbi kontrollin duke goditur një mjet tjetër, në të cilin ishin tre persona.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin që humbi jetën menjëherë, ndërsa tre personat që po udhëtonin në makinën tjetër janë plagosur rëndë.

d.b/shqiptarja.com