FOTO dhe VIDEO/ Jeta luksoze e Taulant Pashos pas zhdukjes së prindërve, të cilët shkuan në Itali për ta pritur në derën e burgut dhe më pas u gjetën të masakruar

Ky është taulant Pasho djali i çiftit nga Vlora gjetur të masakruar në Itali pak ditë më parë ku prej 2015-ës janë shpallur të zhdukur. Taulant Pasho edhe pse s'kishte asnjë kontakt me prindërit prej 2015-ës duket krejt i pa shqetësuar teksa shijon ujërat e detit Jon në Vlorë në shoqërinë e miqve në motor uji në 12 gusht 2017 sipas postimit të tij.

Por në të njëjtën periudhë ai rezulton e ishte në kërkim nga policia italiane pasi kish thyer një urdhër arresti shtëpie në vitin 2016. Pasho ishte personi që prindërit e tij Shpëtim dhe Teuta morën rrugën drejt Italisë në 2015 për ta takuar teksa ai do dilte nga burgu.

Nga ai moment prindërit e tij humbën kontaktet duke mos u kthyer më në Shqipëri, por Taulanti rezulton se është kthyer dhe nga jeta e tij në rrjetet sociale duket i qetë dhe pa pengun se prindërit që shkuan për ta pritur tek dera e burgut nuk gjinden.

Në katër valixhe të shpërndara në zonën e burgut ku doli Taulant Pasho në Soliçano në  afërsi të autostradës Firence-Livorno. Fillimisht u gjetën tre valixhe pardje dhe e katërta një ditë më parë duke pasur brënda të gjitha pjesët e trupit të çiftit Pasho. Taulant Pasho sot 33 vjeç është në kërkim nga autoritetet italiane dhe personi që për hetuesit italian e shqiptarë ka interes të merret në pyetje për fatin e prindërve të tij.

Hedhur një sy rrjetit të tij social nuk mungon jeta luksoze, varëse e florinjtë dhe qentë pitbull me të cilët ai në Itali i përdorte si roje të drogës.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petrit: 18/12/2020 08:39

    Ky eshte djali qe asnje prind nuk do te donte ta kishte bir te vetin.

    Përgjigju
  • Patrioti: 17/12/2020 19:56

    Nga Vlora thone: "U be jevgu pasha dhe vrau baben"!

    Përgjigju
    • besim: 21/12/2020 22:02

      po shqiptaret skane vra baballaret e tyre per leke haha. Kemi vra sa te dush dhe vrasim njeri tjetrin per nje cope toke. Ne jemi me keq se te gjithe dhe kemi goje te jemi rracista. mutra hipokrite jemi

    • Wow: 17/12/2020 20:50

      Evgjitit na i thokan jevg ne Vlore!!!!

  • Safare: 17/12/2020 19:56

    E ku ishte luksi ketu? Një qen e pese karkaleca? Hahah

    Përgjigju
  • Skelari: 17/12/2020 18:54

    Evgjiti mutit more Thom po' u be jevgu mbret ther te jatin

    Përgjigju
    • besim: 21/12/2020 22:04

      pse shqiptaret nuk kane vra e ther nene e babe per leke?? Ne vrasim njeri tjetrin per hicgje, jemi kriminelat me te medhenj ne europe. kemi dhe goje te jemi racista, ku ka me kriinela se shqiptaret haha

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike