Foto është bërë në vitin 1990 pak kohë para rrëzimit të regjimit komunist.
Postimi i Dervishit:
1990/Dhoma e televizorit në burgun nr.318 Kosovë
Ndoshta është e vetmja foto që tregon dhomën me televizor në burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste. Në një orë të caktuar, lejohej brenda një minutazhi të limituar që të burgosurit të shihnin televizor. Në burgun nr.318 në Kosovë televizori "Lura" (i porsablerë) ishte vendosur në katin e dytë. Fotoja është e vitit 1990, deri më sot ndër të rrallat e bëra brenda mjediseve ku vuhej dënimi.
(Foto e postuar nga Kastriot Dervishi në Facebook)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com