Foto/ Ejshani i Ezelit tani një "nënë
zëvendësuese",së shpejti në ekran 

Foto/ Ejshani i Ezelit tani një zëvendësuese",së shpejti në ekran ">
E kush nuk e mban mend Ejshanin, te Ezeli, apo Silën me të njëjtin emër si aktorja turke? Menjëherë do t’iu vij në mendje ajo brunia ezmere me sy të mëdhenj si dhe me një trup deri në perfeksion.

Cansu Dere, aktorja e njohur turke ka pranuar një kontratë të re dhe do të rikthehet së shpejti në ekran. Dere i ka thënë po një projekti të ri.

Në këtë serial të ri turk, i cili është përshtatur nga produksioni japonez “Mother” (Nënë), Cansu Dere do të jetë një nënë zëvendësuese. Seriali i ri do të transmetohet në televizionin Star TV.

Emri i saj do të jetë Zeynep (Cansu Dere) dhe pranon të bëhet një nënë zëvendësuese. Megjithatë, pasi lind, ajo nuk do që ta japë fëmijën dhe vendos ta marrë me vete, të zhduket dhe të lërë gjithçka pas...

Historia e saj kalon mes mundimeve intrigave dhe dhimbjeve të një nëne, e cila nuk e dorëzon birin e saj para askujt dhe asgjëje.









Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

56/4
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Mandati i dytë i Donald Trump mund të trondisë themelet e NATO-s, aleatët të shqetësuar

Mandati i dytë i Donald Trump mund të trondisë themelet e NATO-s, aleatët të shqetësuar