Report TV siguron foto ekskluzive të arrestimit të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të Sali Berishës.
Ai u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania. Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.
Në momentin e arrestimit Malltezit, siç duket edhe në foto, mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane.
Ai akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, dhe pastrim të produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Lajmi kryesor:
Afera e ish-kompleksit ‘Partizani’, arrestohet Jamarbër Malltezi! 'Detyrim paraqitje' për Berishën dhe ndërtuesin Bektashi! Ish-kryeministrit i bllokohet pasaporta
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)