Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Qafa e Shkozës në Fier, në një vend të rrethuar me lokale, ka rrezikuar ti djegë ato.
Kërcënimi i flakëve ka zgjatur për plot tre orë, ndërsa është arritur të vihet nën kontroll nga ndërhyrja me helikopter.
Në vendngjarje kishin shkuar zjarrfikëste, por për shkak të terrenit të vështirë, pasi zjarri kishte rënë në një masiv pyjorë me pisha në një faqe kodre, ishte e pa mundur ndërhyrja e tyre.
Për këtë arsye është kërkuar ndihmë nga emergjencat civile për ndërhyrje me helikopter.
Bizneset në vend arritën ti shpëtonin djegies, ndërsa nga flakët u “përpinë” rreth 10 hektarë tokë me pisha e shkurre.
[gallery]23661[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO