Flori Mumajesi duket se e ka patur seriozisht kur tha se do ta lërë gjithçka në dorë të drejtësisë, sa i takon konfliktit famëkeq me Stinen. Artisti e ka marrë veten plotësisht dhe i është rikthyer ritmit të mëparshëm e koncerteve së bashku me grupin e tij.
Një foto e tij krah Elvana Gjatës, ndërsa performojnë në një klub nate në Bern të Zvicrës, ka nisur të qarkullojë në rrjete sociale.
Shenja në ballë pothuajse nuk duket fare dhe përkrah Elvanës, autori dhe këngëtari i këngës "Me fjalë të vogla" duket më i fuqishëm dhe energjik se kurrë për të vijuar me axhendën e ngjeshur të fundvitit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com