FOTO/Gërmonte në bodrumin e tij,
zbulon një qytet të tërë nëndhe

FOTO/Gërmonte në bodrumin e tij,<br />zbulon një qytet të tërë nëndhe
Në vitin 1963, një person në punime e sipër në shtëpinë e tij zbulon se ndodhej vetëm pak metra larg një zbulimi madhështor historik.

Ngjarja e hershme ka ndodhur në rajonin e Cappadocia-s, në Turqi, ku një person ka qënë duke restauruar shtëpinë, dhe pasi ka shembur e gërmuar një mur në bodrumin e tij është gjëndur përballë një dhome sekrete e cila nëpërmjet një shtegu të nxirrte në qytetin antik të fshehur nëntokë të njohur si Derinkuyu.

Fotot dhe pamjet filmike nxjerrin në pah se ky qytet i nëndheshëm mund të ketë patur një popullsi prej 20 mijë banorësh, me një sistem ventilimi ku ajri qarkullonte nepërmjetet dëgëve të krijuara që nga sipërfaqja deri në nivelet më të thella.

Derinkuyu mendohet të jetë krijuar rreth 900 vite më parë gjatë luftës Arabo-Bizantine për të strehuar banorët si dhe për të shmangur ndonjë fatkeqësi natyrore. Në të ndodhen gjurmë të shumë dhomave, kuzhinave, varreve, kishave, dyqaneve ushqimore e të një shkolle.

Qyteti ka përfituar edhe nga prania e një lumi të nëndheshëm dhe puseve të ujit për të plotësuar nevojat e komunitetit. Sipas kërkuesve rajoni i Cappadocia-s është vendi në cilin ndodhen shumë qytete të tjerë të nëndheshëm të cilët e kanë bërë zonën, një pikë turistike tepër të dëshiruar nga vizitorët.

[gallery]20158[/gallery]

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot