Skuadra e Interit me rikthimin pas 7 vitesh në “Champions League” ka bërë atë që di të bëjë më mirë, t’i mbajë me zemër në dorë deri në momentet e fundit tifozët zikaltër.
Ajo që ka rëndësi është se falë perlës së Mauro Icardit dhe golit të Vecinos skuadra e Spalletti-t fitoi me përmbysje kundër Tottenham, duke marrë një trepikësh që me siguri do rezultojë vendimtar në renditjen përfundimtare të grupit në “Champions”.
Ka patur nga ata që nuk i kanë mbajtur lotët në fundin e takimit dhe njëra prej tyre është Wanda Nara, bashkëshortja e kapitenit të Interit Mauro Icardi. Me arsyen e fortë të golit të parë të argjentinasit në “Champions League”, Wanda ka postuar një foto në rrjetet sociale ku duket me lot në sy dhe ku shkruan:
“Lot gëzimi. Krenare dhe kurrë asnjë dyshim. Mirësevjen në ‘Champions League’ Mauro Icardi. Të dua. Kapiten.”
Wanda Nara