Dy vajza binjake të lidhura fizikisht me njëra tjetrën kanë lindur sot në Indonezi, në një gjendje krejt të pazakontë. Ato ndajnë me njëra tjetrën të njëjtin kraharor, të njëjtin bark, dhe në mënyrë të pabesueshme: të njëjtën zemër.

Rasti i tyre i përket tipit të binjakëve të bashkëngjitur, i njohur me emrin 'thoracopagus', që do të thote se ato janë të bashkuara në bustin e sipërm dhe midis tyre ndajnë të njejtën zemër, duke e bërë të pamundur ndarjen e tyre. Specialistët thonë se në 2013 kanë realizuar ndarjen e 53 binjakëve të tillë, por ky është një rast i pamundur për aq kohë sa ndajnë bashkë organe vitale.

Lindja e binjakëve të bashkëngjitur ndodh një herë në çdo 200.000 lindje. Vetëm 40 deri në 60 përqind e binjakëve lindin të pajetë, kurse tragjikisht 35 % e tyre mbijetojnë vetëm për një ditë.

binjake te ngjitur


Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)