ELBASAN- Ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto ka qenë i pranishëm në gjyqin ndaj Dashamir Xhikës dhe Andi Tomës në Gjykatën e Elbasanit. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, i cili ishte i vetmi që transmetoi Live seancën gjyqësore, Haxhinasto duket në ambientet e brendshme të gjykatës ku po zhvillohej seanca. 

haxhinasto

haxhinasto
(Haxhinasto në Gjykatën e Elbasanit)

Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të dy ish-drejtorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, akuzohen për shkelje dhe abuzim me detyrën për tenderin e rrugës Elbasan-Gjinar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 5.3 miliard lekë. Paratë për këtë rrugë janë tenderuar, por kjo nuk reflektohet në punimet e zhvilluara në terren. 

Nga ana tjetër, LSI e ka konsiduar sulm politik arrestimin e Dashamir Xhikës, i cili në zgjedhjet e 25 qershorit kandidoi për deputet në Qarkun e Elbasanit.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com