FOTO/ Ja super-surpriza e Veselit
për ditëlindjes e Teas

FOTO/ Ja super-surpriza e Veselit<br />për ditëlindjes e Teas
Veseli dhe Tea kanë kaluar një të premte shumë romantike bashkë, që me siguri duhet ta ketë forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre të nisur brenda shtëpisë së Big Brother.

Bukuroshja korçare ka festuar ditëlindjen në një prej restoranteve të kryeqytetit dhe nga fotot e publikuara në rrjete sociale, atmosfera ka qenë shumë romantike dhe intime për çiftin e dashuruar.

Veseli, si organizator i festës, ka menduar me imtësi çdo detaj, që gjithçka të ishte perfekte për njeriun e tij të zemrës. Tea dhe Veseli janë i vetmi çift që i mbijetoi presioni të jetës reale jashtë shtëpisë dhe vetëm së fundmi kanë filluar të bashkëjetojnë në Tiranë. Veseli i dhuroi Teas një arush të madh dhe të tre kanë pozuar për kamerën shumë të lumtur.

“Po ju prezantoj me çupkën time.... Faleminderit zemra ime që e bëre këtë ditë akoma më të bukur” – shkruan Tea e lumtur në profilin e saj, duke prezantuar edhe arushin e bardhë, ndërsa Veseli vazhdon të tregojë edhe në këtë rast cilësinë e tij më të mire - atë të një xhentili të vërtetë: “Urime zemër…” shkruan ai në foton ku shfaqet duke i puthur dorën Teas.

Veseli ka nisur provat për garën e kërcimit "Dance With Me", ndërsa Tea ende nuk ka zbuluar projektet e saj.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

21/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike